Show-Bizz

Autorja e “50 Shades of Grey” sjell tjetër libër erotik, flet për një vajzë nga Kukësi

09:09 - 24.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkrimtarja e “50 Shades of Grey” ka sjellë një tjetër libër. Këtë herë në qendër të historisë është një vajzë shqiptare nga Kukësi. Libri “The Mister” përshkruan historinë e një pastrueseje të varfër shqiptare që ra viktimë e gangsterëve dhe trafikimit seksual, dhe përjeton një romancë me një aristokrat anglez, madje mrekullohet nga smartfonët dhe karta që ai përdor për të tërhequr para. Vajza shqiptare me origjinë nga Kukësi, Alesia Demaçi, përshkruhet si një injorante, ndërsa shqiptarët e tjerë në këtë roman përshkruhen te gjithë si kriminelë të rrezikshëm dhe trafikantë femrash.




Alesia përballet me presionin e babait për t’u martuar me të fejuarin e saj në fshatin e lindjes në Kukës, i cili do që ajo të jetë një grua tradicionale shqiptare. Lidhur me librin ka reaguar edhe ambasadori shqiptar në Angli. “Me vjen keq që ky roman me këto informacione krijon një perceptim kaq negativ për vendin tim, shqiptaret janë populli më i mirë që ju mund të takoni në jetën tuaj. Në Angli jetojnë 120 mijë shqiptarë por vetëm disa individë janë kriminele”, është shprehur ambasadori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.