AKTUALITET

Flutura Açka: Brenga madhe e shqiptarëve; A fle Gent Çakaj me thjeshtrën e Ramës

14:43 - 24.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka qenë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ku dhe ka folur për punën e tij në krye të kësaj ministrie. Shkrimtarja Flutura Açka i ka dedikuar ditën e sotme, ministrit, ku shprehet se politikanët e rinj e kanë për detyrë ti largohen prirjes që klasa e vjetër e politikës ka.




Statusi i Flutura Açkës

Sa keq, e gjithë media, të gjitha faqet online, e bënë lajm dyshimin nëse Ministri i Deleguar i Jashtëm i Shqipërisë, zoti Cakaj, fle apo nuk fle me thjeshtrën e KM. A thua se kjo është brenga më e madhe shqiptare. Ajo që më shqetësoi personalisht, ishte fjala “armik i KM”, “armiqtë e KM”, fjalë që ky djalë i ri përdori me aq shkujdesje. Dikush duhet t’ia shpjegojë atij se në demokraci ka “kundërshtarë politikë”, pra njerëz me ide dhe qasje politike ndryshe nga të tuat, në diktaturë të këtillët quhen “armiq”. Madje sa më e ngjyrtë të jetë kjo shumëri hijesh politike, aq më e sigurtë është demokracia. Ky lloj fjalori politik, i takon shkollës së vjetër politike, që për 30 vjet i ndau shqiptaret në palë betejash. Sigurisht, para një kundërshtari politik që shpesh sillet si armik, kjo qasje politike duket normale. Por politikanët e rinj e kanë për detyrë t’i largohen kësaj prirjeje, ata janë shpresa jonë për peizazh politik europian që po presim, dhe ata duhet ta kuptojnë këtë rol.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.