Kryesore

Video/ Basha nga Miloti: Vetëm një uzurpator nxjerr në pikë të mëngjesit foshnjet jashtë

18:53 - 25.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Më lejoni shpreh mirënjohjen time masive këtu në Milot. Njësoj si shumë shqiptarë sot, edhe vendi ynë ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm ku e ka sjellë njeriu më i korruptuar, më i paaftë dhe më i inkriminuar që njeh historia e pluralizimit, arroganti, hajduti, mashtruesi Edi Rama, i cili me bandën e tij brenda 6 viteve i vuri shkelmin demokracisë dhe institucioneve të drejtësisë, shkatërroi ekonominë, uli oligarkët në krye të pasurive të shqiptarëve dhe vrau shpresën duke detyruar gjysmë milioni shqiptarë të braktisin shtëpitë e tyre.




“Vetëm një uzurpator që e ka lidhur fatin e tij me kriminelë dhe oligarkë mund të marrë vendime kriminale, të nxjerrë në mes të natës dhe në pikë të mëngjesit foshnjet, të shkatërrojë prona dhe shtëpi me të njëjtën urrejtje si uzutpatorët. Themeli i kësaj të keqe është rënia e demokracisë dhe votës së lirë. Kjo është esennca e betejës sonë. Pa zgjedhje të lira nuk hapen dyert e Europës”, u shpreh kryedemokrati. Shumë prej jush kanë ardhur këtu në mbështetje të kauzës jetike për zgjedhje të lira, sepse e dinë shumë mirë se pa zgjedhje të lira nuk mund të ketë dalje nga varfëria e tejskajshme”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.