Show-Bizz

“Glamour” shkrim për Nik Xhelilajn: Mashkulli që joshi Gjermaninë dhe Turqinë

14:50 - 25.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nik Xhelilaj prej kohësh po korr sukses në Gjermani dhe Turqi. Aktori i mirënjohur duket se është shndërruar shumë shpejt në të preferuarin e publikut edhe në skenat ndërkombëtare. Këtë herë revista e njohur “Glamour” i ka dedikuar aktorit tonë një shkrim. Duke e konsideruar si një nga meshkujt më joshës, revista rrëfen rrugën e famës së Nikut nga Shqipëria në skenat gjermane dhe ato turke.




“Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”.- shkruan revista gjermane,’Glamour’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.