Kosova

Gazetarja serbe bën shqiponjën, mbështet bukëpjekësin shqiptar

14:21 - 03.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vera Rankoviç, ish-korrospodente dhe redaktore e RTS-së ka publikuar një fotografi duke bërë shqiponjën, simbolin shqiptar. Rankoviç e bëri këtë veprim në shenjë përkrahje të furrës “Roma” në Serbi.




Një bukëpjekës shqiptar bëri shqiponjën dhe për këtë shkak u detyrua të largohet nga Beogradi, pasi pati protesta nga qytetarët serbë, shkruajnë mediat kosovare.

Në mbishkrimin e fotografisë, Vera Rankovic ka shkruar se kjo është një përgjigjie ndaj fashistëve nga Borça. Më tej ajo u ka bërë thirrje të gjithë bashkëkombasve të saj që të bëjnë shqiponjën. “Kjo është përgjigja ime fashistëve nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë”, ka shkruar ajo.

Një pjesë e madhe e komnetuesve serbë nuk e kanë mbështetur këtë veprim të ish-gazetares. Pronari i furrës Sun Duraj pas publikimit të imazheve ku shihej punëtori duke bërë shqiponjën, ju ka kërkuar falje të gjithëve duke bërë të ditur se Florimi është kthyer në Kosovë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.