AKTUALITET

Agjencia e Kadastrës, 105 milionë lekë për 300 pronarë

18:30 - 06.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria miraton një fond prej 105 milionë lekësh për kompensimin e 300 pronarëve, që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Në të njëjtin vendim është miratuar edhe kalimi i pronësisë për truallin mbi të cilin është ndërtuar. “Masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara, referuar kartelave të pasurive sipas Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme është 10 993,97 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 105 224 873 lekë”, – thuhet në vendim. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dje. Ndërkohë është miratuar kalimi i së drejtës së pronësisë, në favor të subjekteve përfituese, për 633 prona me rreth 1000 pronarë. Vlera kompensimit financiar për pasuritë vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, e cila bën të ditur listën me përfituesit.




Tapitë
Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën edhe kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelat e objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre. Sipas vendimit të qeverisë, mësohet se për qarkun Elbasan (ZVRPP Elbasan, Peqin, Librazhd), janë pajisur me tapi 163; për qarkun Durrës (ZVRPP Durrës), 24; për qarkun Tiranë (ZVRPP Tiranë dhe Kavajë), 174; për qarkun Fier (ZVRPP Lushnjë), 20, për Shkodrën 9; për qarkun Vlorë (ZVRPP Vlorë dhe Sarandë), 186; për qarkun Gjirokastër 45; për qarkun Lezhë 9; për qarkun Kukës dhe për qarkun Korçë nga një. Këshilli i Ministrave urdhëron Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, Elbasan, Librazhd, Durrës, Tiranë, Lushnjë, Shkodër, Korçë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Kavajë dhe Kukës të regjistrojnë brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.