FOTO - GALERI

Video/ 200 fëmijë shqiptarë mësojnë shqip në shkollën në Itali, vajzat këndojnë “Për mëmëdhenë”

16:52 - 06.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga betejat më të vështira të prindërve shqiptarë jashtë vendit është t’u mësojnë fëmijëve të tyre të shkruajnë gjuhën shqipe.




Për disa prindër që jetojnë në Itali ky problem është zgjidhur. Vogëlushëve të tyre shqipka do t’u mësohet në shkollë dhe fëmijët duket se e kanë me dëshirë të madhe këtë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Bressanone të Italisë është hapur një klasë shqipe. Shkolla shqipe në Trento ka njoftuar se më shumë se 200 nxënës janë regjistruar.

“Me klasën që inauguram sot në Bressanone, kaluam 200 nxënës të regjistruar. Faleminderit të gjithëve, mësues, nxënës dhe sponsorizues”, thuhet në njofimin e shkollës.

Fëmijët shqiptarë të moshës 6 deri në 15-vjeç do të mësojnë shqipen falas, ndërsa jo vetëm krahas gjuhës ata do të mësojnë edhe mbi kulturën shqiptare.

Në videon e mëposhtme shihet në grup i vajzave të shkollës shqipe teksa këndon “Për mëmëdhenë”.

it 5 it 4 it 3 2 it 1
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.