Kryesore

Sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si të kontrolloni

09:02 - 07.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme, shpallen fituesit e Lotarisë Amerikane Dv-2020. Njoftimi me të gjitha detajet për të kontrolluar nëse jeni fitues është në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.




Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.