AKTUALITET

Haradinaj: Flamuri i Kosovës nuk është vetëm i shqiptarëve por edhe i serbëve

11:22 - 08.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova është shteti edhe i serbëve që jetojnë në vend.




Ai i bëri këto deklarata në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me temë “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit”.

“Kosova është Evropë si në gjeografi, si popull, si kulturë, si vlerë, si identitet. Unë jam shqiptar por shteti im është Kosova. Edhe një serb i Kosovës e ka shtet Kosovën. Unë e dua shumë Shqipërinë dhe e kam si shtëpinë time, por prapë e kam shtet Kosovën. Kjo duhet kuptuar drejt prej të gjithëve sidomos nga serbët e Kosovës. Ai mund të jetë serb, por nëse ka lind në Kosovë e ka shtet Kosovën. Një shtet e kemi të gjithë ne që jetojmë në Kosovë”, theksoi ai.

Haradinaj theksoi se flamuri i Kosovës është i të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i Serbëve.

“Të gjithë mund të kenë vërejtje që jetojnë në Kosovë se si e kemi shpallur pavarësinë, e gjëra të tjera. Por flamuri i Kosovës nuk është vetëm i shqiptarëve, ai është i të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Serbët e kanë edhe një flamur në shtëpi serb. Edhe unë e kam një flamur tjetër, është ai kuq e zi, por flamur të shtetit e kem Kosovën, duhet të definohet kjo. Unë nuk e mohoj Kosovën nëse e dua flamurin kuq e zi, nuk mendoj që një serb e mohon Kosovën nëse e don flamurin e Serbisë. Nuk ka arsye të mos e respektoj flamurin e shtetit të tij, të Kosovës”, theksoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.