Rajoni

Problemet që shqetësonin vendet e Ballkanit, si nisi procesi i Brdo-Brijunit

12:14 - 09.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me ftesë të Presidentit Ilir Meta, në Tiranë janë mbledhur lidërat kryesorë të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë të Europës në kuadër të procesit të Brdo-Brijunit.




Ky proces është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët slloven dhe kroat, për shkak të problemeve të njëjta që shqetësonin vendet e Ballkanit.

Procesi “Brdo” filloi në janar 2010 në takimin e kryeministrave të atëhershëm të Sllovenisë dhe Kroacisë, Bohut Pahor dhe Jadranka Kosor. Qëllimi i këtij procesi ishte sigurimi i mbështetjes për sigurinë dhe bashkëpunimin midis vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Me hyrjen e anëtarësimit të plotë të Kroacisë në Bashkimit Evropian (BE), procesit ju vendos emri Brdo Brijuni.

Në vitin 2014, Samiti u mblodh në Dubrovnik me kryefjalë integrimi evropian dhe bashkëpunimit rajonal, ndërtimi e një infrastrukture moderne rajonale, politikat e energjisë së Bashkimit Evropian si dhe qasjeve rajonale për sigurimin e energjisë dhe integrimin në rrjetin energjetik evropian.

Në vitin 2015, Samiti u mblodh në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë me fokus çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj terrorizmit, me pjesëmarrjen e zëvendëspresidentit amerikan të asaj kohe, Joe Biden.

Në 2016, u zhvillua në Sarejevë, të Bosnje-Hercegovinë, ku liderët e Ballkanit diskutuan për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.

Në vitin 2017, Brdo-Brijuni u mblodh në Slloveni, ku në deklaratën e përbashkët u ra dakord për forcimin e bashkëpunimi në rajon dhe shmangies së retorikave nacionaliste.

Në prill të vitit 2018 takimi i liderëve të vendeve anëtare të Procesit Brdo-Brijuni u zhvillua në Shkup, të Maqedonisë. Qëllimi i takimit të vitit 2018 ishte integrimi evropian i vendeve të rajonit dhe stabilizimi i situatës në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimit të çështjeve të pazgjidhura.

Këtë vit, Samiti i Brdo-Brijunit mbahet në kryeqytetin shqiptar, organizuar nga presidenti Ilir Meta.

Përveç drejtuesve të vendeve të Ballkanit, në Tiranë ka mbërritur dhe Përfaqësuesja e Larta e Bashkimit evropian, Federica Mogherini si dhe presidenti polak, Andrzej Duda.

Pritet që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Europian, duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit të mbetet në rendin e ditës së BE-së, pasi perspektiva europiane e tij konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e rajonit por dhe të vetë Bashkimit Europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.