EKONOMI

Vijon rritja në tregun e pensioneve private vullnetare

15:56 - 09.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tregu i pensioneve private vullnetare ka përvijuar tendenca të shpejta rritje nga viti në vit, si në drejtim të rritje së numrit të anëtarëve pjesëmarrës në fondet e pensionit, ashtu edhe për vlerën e aseteve neto në administrim të fondeve të pensioneve.




Rritja e numrit të anëtarëve është trefishuar në krahasim me fillimet në vitin 2011. Por rritja më e ndjeshme shihet pas vitit 2014. Në fund të vitit 2018 numri i anëtarëve pjesëmarrës në fondet e pensionit është 25,298 pothuajse i trefishuar krahasuar me vitin 2014.  Kjo tendencë rritje e pjesëmarrjes në fondet e pensioneve tregon një ndërgjegjësim më të lartë të publikut për potencialin që ofron ky treg.

Paralelisht me këto ritme të larta rritje ka ecur edhe volumi i aseteve neto nën administrim. Analiza e të dhënave tregon edhe rritjen e totalit të aseteve neto të fondeve të pensionit. Vlera e aseteve neto ishte 2,289 milionë lekë në fund të vitit 2018 duke treguar një rritje prej 264% krahasuar me fundin e vitit 2014.

Fondet e pensionit ofrojnë disa incentiva fiskale. Paratë që investohen në pension privat përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, për një kufi deri në 200 mijë lekë në vit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.