AKTUALITET

Vuçiç: I fola Thaçit serbisht, i thashë “telefono Amerikën, s’të jap asgjë”

16:56 - 09.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur për situatën e sotme në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit, ku ka deklaruar se u ka bërë thirrje liderave shqiptarë të mbledhin mendjen.




Lideri serb ka treguar po ashtu edhe përplasjen që ka pasur me Thaçin, duke shtuar se ka biseduar në gjuhën serbe me homologun kosovar.

“E pyeta edhe Thaçin: Çfarë po bën, a ke ardhur me ata amerikanët, a po të ndihmon dikush? Ia thash në gjuhën serbe. Ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë, nuk mund ta bëni. Unë nuk do t’iu jap asgjë për të cilën keni folur, çfarë do të bëjmë tani?”, është shprehur Vuçiç.

Gazeta serbe “Novosti”, shkruan se Vuçiç ka thënë se i ka bërë thirrje Ramës e Thaçit që të mbledhin mendjen sa i përket deklaratave për unifikimin e shqiptarëve.

“Unë iu thashë atyre, mblidhni mendjen, ju duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar. Unë iu thashë, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviçin, Borut Pahorin e Andrej Dudën, dhe amerikanët, por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, dhe ne duhet të zgjidhim këtë “, ka thënë kreu i shtetit serb.

Sipas presidentit serb , askush nuk mund ta detyrojë Serbinë të veprojë kundër vullnetit të popullit, duke shtuar se raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë duke hyrë në një fazë jashtëzakonisht të vështirë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.