AKTUALITET

AMF: Në skemën e pensioneve vullnetare, mbi 25 mijë anëtarë

16:50 - 10.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë një përmbledhje për ecurinë e tregut të pensioneve vullnetare, duke nënvizuar se rritja më e ndjeshme shihet pas vitit 2014. Kjo sipas AMF-së, ka të bëjë me ndërgjegjësimin e vazhdueshëm të publikut, por edhe maturimit të tregut. “Tregu i pensioneve private vullnetare ka përvijuar tendenca të shpejta rritjeje nga viti në vit, si në drejtim të rritjes së numrit të anëtarëve pjesëmarrës në fondet e pensionit, ashtu edhe për vlerën e aseteve neto në administrim të fondeve të pensioneve. Rritja e numrit të anëtarëve është trefishuar në krahasim me fillimet në vitin 2011, por rritja më e ndjeshme shihet pas vitit 2014. Në fund të vitit 2018 numri i anëtarëve pjesëmarrës në fondet e pensionit është 25,298, pothuajse i trefishuar krahasuar me vitin 2014.




Kjo tendencë rritjeje e pjesëmarrjes në fondet e pensioneve tregon një ndërgjegjësim më të lartë të publikut për potencialin që ofron ky treg. Paralelisht me këto ritme të larta rritjeje ka ecur edhe volumi i aseteve neto nën administrim. Analiza e të dhënave tregon edhe rritjen e totalit të aseteve neto të fondeve të pensionit. Vlera e aseteve neto ishte 2,289 milionë lekë në fund të vitit 2018, duke treguar një rritje prej 264% krahasuar me fundin e vitit 2014”, thuhet në përmbledhjen e AMF. Tregu i pensioneve vullnetare pavarësisht ecurisë pozitive, vijon të mbetet një treg modest. Kompanitë e sigurimit kanë kërkuar herë pas here që përveç skemës private vullnetare, të shtohet edhe kolona e tretë private e detyrueshme, çka e bën skemën e pensioneve në vend me tri kolona. Por, kjo deri më tani nuk ka gjetur zbatim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.