AKTUALITET

Dodik në Tiranë: Kosova është Serbi

13:51 - 10.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat serbe shkruajnë se lideri boshnjak, Milorad Dodik i ka thënë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Tiranë se “Kosova është Serbi”.




Sipas mediave serbe, kjo deklaratë e Dodikut ka ardhur pas deklaratave të Thaçit se “nuk do të lejohet krijimi i një Republike Serbe në Kosovë”.“Mos e përmendni më Republikën Serbe. Nëse kjo ju bën të ndjeheni më mirë, më lejoni të ju them se Republika Serbe nuk ka pretendime territorial në Kosovë, sepse edhe ashtu, Kosova është Serbi’, citohet t’i ketë thënë Dodik Thaçit.

Kujtojmë se presidenti Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen në një darkë të organizuar nga presidenti Ilir Meta, për shkak të prezencës së Milorad Dodikut aty./AlsatM


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.