AKTUALITET

Shkaqet e vdekjeve/ Stili i jetesës, që po vret shqiptarët

16:25 - 10.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Hipertensioni dhe diabeti, së bashku me duhanpirjen janë faktorë madhorë risku për sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të cilat nga ana e tyre përbëjnë shkaktarin  kryesor  të  vdekjeve  në popullsinë e Shqipërisë, raporton INSTAT në botimin “Shqipëria në shifra 2018”. Për  vitin  2018  prevalenca  për hipertensionin është 870 për 10 mijë banorë dhe për diabetin 274 për 10 mijë banorë.

Të dhënat e studimit demografik dhe shëndetësor  në  Shqipëri  (ADHS),  në periudhën 2017- 2018, tregojnë se 5,0 % e femrave dhe 36,0 % e meshkujve të moshës 15-49 vjeç ishin duhanpirës. Në vitin 2018, të dhënat e konsumit të alkoolit  tregojnë se më shumë se 1 në 4 femra (28,0 %) dhe 6 në 10 meshkuj(60,0 %), të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar alkool. Në  vitin  2018,  36,0  %  e  femrave dhe 14,0 % e meshkujve të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar  numrin e  rekomanduar të porcioneve ditore për konsumin e frutave.




Në vitin 2018 u vërejt se konsumi i rekomanduar i perimeve është i ulët si tek meshkujt dhe tek femrat, pavarësisht moshës, vendbanimit, nivelit të arsimimit apo pasurisë familjare (6,8 %  tek femrat dhe 2,6 % te meshkujt).

Shkaqet e vdekjeve

Numri i vdekjeve në vitin 2018 është 21.804 duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë. Në rastet gjithsej, 93,8 %  janë nga shkaqe  natyrale,  aksidentet  janë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të raportuara në vend i cili në harkun kohor të katër viteve është në shifra të njëjta.

Shpenzimet publike në shëndetësi

Shpenzimet  publike  në  sektorin  e shëndetësisë për vitin 2018 kanë qenë rreth  49 miliardë lekë.Për vitin 2018, këto shpenzime përbëjnë 10,3 % të shpenzimeve gjithsej dhe zënë një peshë prej 3,0 % në PBB-në gjithsej.  Krahasuar  me  vitin  2017, shpenzimet publike  në shëndetësi shprehur  si përqindje ndaj PBBsë kanë shënuar rritje prej   3,1 %, ndërkohë shpenzimet publike në  shëndetësi shprehur  si  përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rritje prej 4,7 %./Monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.