POLITIKË

Video/ Dialog me Ramën? Basha: S’bëjmë pazare me të keqen

21:27 - 13.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur në selinë e PD-së protestën kombëtare të opozitës pa asnjë tërheqje dhe i vendosur për kërkesat e opozitës.




Ai tha se me gjithë shiun, qytetarët anë e kënd Shqipërisë nuk u ndalën. Basha theksoi se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi të bëjmë pazare e kompromis me të keqen.

“Mirënjohje për ju zonja e zotërinj, vëllezër e motra. Shqipëria as Europa nuk e kishte njohur ndonjëherë këtë qëndresë e vendosmëri. Për mbi 3 orë litarët e shiut e lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga Zoti lart në qiell e bindjen se Shqipëria nuk do kthehet kurrë atje ku ishte 3 muaj më parë nën thundrën e errësirës, krimit e korrupsionit.

Mirënjohje për të gjithë agjëruesit, Zoti ua shpërbleftë këtë sakrificë të dyfishtë. Mirënjohje për të gjithë ata që iu bashkuan qytetarisë tiranase nga të gjitha anët e vendit. Në veçanti një mirënjohje mikpritësve tanë qytetarëve të Tiranës. Sot treguam se nuk ka forcë të ndalë për kauzën tonë zgjedhje të lira e të ndershme se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi të bëjmë pazare e kompromis me të keqen, e keqja duhet të ikë.

Në një kohë kaq të shkurtër, në mbi 3 orë kur nuk ka pushuar shiu i bekuar, në përfundim të kësaj proteste jemi edhe më të vendosur edhe me të qartë për të sakrifikuar gjithçka për demokracinë, Rama ik. Le të jetë e sotmja, mesazhi i vendosmërisë absolute me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë të mbushur me frymëzim e shpresë, të vendosur deri në fund, të fortë e kurajozë për betejën tonë pa kthim, për liri demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa”, theksoi kreu i PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.