SPORT

110 mln euro për Hazard, belgu ‘bën me zemër’ tifozët e Realit

18:30 - 14.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë është thjesht çështje kohë, Eden Hazard do të veshë fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm. Mediat britanike e bëjnë fakt të kryer këtë transferim, madje zbardhin edhe detaje nga kjo negociatë, e cila ka nisur prej kohësh: 110 milionë euro do të investojë Reali për të veshur më të bardha fantazistin belg. Vetë Hazard nuk preferon të bëjë publike të ardhmen e tij dhe pse pas ndeshjes së fundit në Premier League, u shpreh se ai personalisht e ka marrë një vendim: “Unë e kam marrë vendimin tim prej javësh, por jo çdo gjë varet nga unë. A do ta zbuloj ekipin e ri pas finales në Europa League?




Mendoj se po, kemi ende një finale për të luajtur, më pas të shohim”, u shpreh Hazard. Pavarësisht se të gjitha burimet e dërgojnë në Madrid, tifozët por mbi të gjitha trajneri Sarri shpresojnë ende se Hazard mund të qëndrojë në Londër: “Për tifozët Hazard është shumë i rëndësishëm, ka luajtur për 7 sezone me fanellën e Çelsit. Në çdo ndeshje ka bërë më të mirën e tij, tani është momenti të respektojmë vendim e tij. Personalisht shpresoj të qëndroj me ne”, u shpreh Sarri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.