Tech

Bëjini urgjent “update” WhatsApp-it, ka rënë pre e një sulmi kibernetik

10:35 - 14.05.19 Gazeta Shqiptare

Aplikacioni WhatsApp ka rënë pre e një sulmi kibernetik duke u cënuar në këtë mënyrë siguria kombëtare, teksa u është bërë thirrje përdoruesve që të përditësojnë këtë aplikacion.



Në njoftimin zyrtar u tha gjithashtu se hakerat ishin në gjendje të instalonin një program mbikëqyrës në celularët që përdorin Whatsapp.

Sipas “Financial Times”, ky sulm kibernetik është kryer nga firma izraelite e sigurisë ‘NSO Group’.

Në njoftimin e bërë u tha se ky sulm kishte në shënjestër një numër të caktuar të përdoruesve dhe ishte kryer nga një aktor i avancuar kibernetik.

1.5 miliardë përdorues të këtij aplikacioni u njoftuan që të përditësojnë Whatsapp si një masë paraprake sigurie.

Të parët që vunë re këtë anomali në aplikacion ishin ekipi i sigurisë së Whatsapp, të cilët më pas vunë në dijeni grupet e të drejtave të njeriut dhe Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Programi mbikëqyrës ishte instaluar automatikisht në celularë në momentin kur bëhej një thirrje telefonike përmes Whatsapp.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *