SPORT

“Lufta kundër dhunës në sport”, projektohen ndryshime në Kodin Penal

09:46 - 14.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Sporteve, Besa Shahini, ka mbledhur ditën e djeshme në një tryezë të përbashkët, përfaqësues të disa federatave sportive, për të diskutuar ashpërsimin e dënimeve në Kodin Penal, për këdo që ushtron dhunë në ambientet sportive. Edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga sekretari përgjithshëm, Ilir Shulku, mori pjesë në tryezën e konsultimit “Lufta kundër dhunës në sport”, që ndër të tjera kërkoi “një reformë të thellë ligjore në sport”.




Mbledhja e djeshme kishte të bënte vetëm në lidhje me Kodin Penal, ku siç deklaroi ministrja Shahini, nëse do të ketë njerëz që do hyjnë në fushë dhe do të godasin pjesëtarë të klubeve apo zyrtarë të ndeshjes, do të dënohen nga 1-3 vjet burg. Nëse kjo do të jetë e përsëritur, dënimi do të jetë nga 1-5 vjet burg. Në këtë mbledhje janë marrë edhe propozime nga drejtues të federatave të tjera të pranishme, për të dalë më pas në një projektligj, që pritet të votohet në parlament.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.