Kryesore

Video/ Meta në Skrapar: Reflektim urgjent, kriza politike po sjell pasoja të rënda për ekonominë

12:40 - 15.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Skrapari, presidenti Ilir Meta bën thirrje që të refkeltohet mbi situatën politike. Kreu më i lartë i shtetit deklaron se kriza politike po sjell pasoja të rënda për ekonominë vendase.




Ilir Meta shkruan në Facebook:

Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!

Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.

Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.