KULTURË

PREMIERA / “Art” nga Yasmine Reza në “Metropol”

18:00 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Art”, vepra e shkruar nga autorja franceze Yasmine Reza, e njohur dhe e vlerësuar me çmime të ndryshme vjen premierë së shpejti në Teatrin Metropol. “Art”, kjo komedi e përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të ndryshme, do të vihet në skenë nga regjisori Kriks Dumo. Vepra është përzgjedhur për t’u vënë në skenën e Metropolit, si pjesë e platformës mbështetëse që ky teatër aplikon prej më shumë se tre vitesh për artistët e rinj.




Komedia trajton problemet e artit dhe miqësisë midis tre shokëve, Mark, Serzh dhe Ivan. Shfaqja nis me një zënkë të Serzh me mikun e tij, pasi ka blerë një pikture të re. Është një vepër moderne arti, për të cilën ka paguar rreth njëqind mijë dollarë. Mark nuk mund të besojë se shoku i tij, ka shpenzuar aq shumë para për një vepër të tillë ekstravagante. Për Ivanin e torturuar nga problemet e dasmës dhe pakënaqësia ndaj punës si shitës, shoqëria me dy të tjerët është limani i vetëm i qetë, gati – gati i shenjtë. Por me gjithë përpjekjet e tij të dëshpëruara për të vendosur paqen midis Markut dhe Serzhit gjendja sa vjen e përkeqësohet dhe nga argumentet teorike mbi artin modern, kalohet në konflikt mbi gjëra shumë personale, në kufijtë e shkatërrimit te shoqërisë së tyre të gjatë dhe të ngushtë. Vepra sjell pikëpyetje të shumta rreth artit dhe shoqërisë në të cilën ne jetojmë, si përfaqësues të së cilës janë tre shokët: Serzhi, Marku dhe Ivani.
“Art” është shfaqur për herë të parë në vitin 1994 në “Comédie des Champs-Élysées” në Paris. E përkthyer dhe e adaptuar në gjuhën angleze nga Christopher Hampton është shfaqur në “London West End” në vitin 1996. ‘Art’ është luajtur në “Broadway” dhe është nominuar për “Tony Aëard” për aktorin më të mirë. ‘Gjithashtu ka fituar çmimin “Tony” si shfaqja më e mirë , duke u shpallur gjithashtu si shfaqjet më të luajtura në po këtë teatër.
E interpretuar nga aktorët Kriks Dumo, Silvio Goskova dhe Blendi Arifi vepra do të ngjitet ne skenën e Teatrit Metropol gjatë datave 16, 17, 18 19, 23,24, 25, 26 maj, ora 19:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.