SPORT

Ferronikeli-Prishtina, ndeshja që vlen për titullin kampion

11:30 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë luajtur pasditen e djeshme, katër nga gjashtë ndeshjet e javës së 32-të, në Superligën e Kosovës. Kjo javë nuk ka dhuruar surpriza në kreun e renditjes pasi, Feronikeli dhe Prishtina kanë fituar. Feronikeli ka fituar 1-3 në transfertën me Llapin dhe kështu ka ruajtur kreun. Nga ana tjetër dhe Prishtina ka marrë tre pikët në ndeshjen me Trepçën, të cilën e ka mundur pastër me rezultatin 3-0.




Kështu javën e fundit të kampionatit do të kemi një finale mes Feronikelit dhe Prishtinës, në të cilën do të vendoset titulli. Feronikeli është në kuotën e 77 pikëve, ndërsa Prishtinës i duhet vetëm fitorja, pasi ka dy pikë më pak. Ndërkohë në dy takimet e tjera, Drenica me Ballkanin kanë barazuar 1-1, ndërsa Flamurtari ka fituar 1-2 në transfertë ekipin e Dritës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.