AKTUALITET

Grupi i Kumanovës-gjykatëses maqedonase: Fol shqip, këtu është Shqipëri!

16:13 - 16.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me një minutë heshtje për bashkëluftëtarët e rënë në Lagjen e Trimave, ka filluar seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Shkup, për rastin “Lagja e Trimave”.




Gjykimi ka filluar me tensione dhe me revoltë të shprehur nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, raporton gazetari i gazetës Lajm nga seanca e Apelit.

Ata nuk e kanë lejuar gjykatësen të flasë maqedonisht. Grupi i Kumanovës i drejtohet Gjykatëses maqedonase: “Fol shqip, këtu është Shqipëri, ju keni ardh “izbeglica” këtu”, ka thënë Val Zekaj i grupit të Kumanovës, duke mos lejuar gjykatësen të flasë. Atë e kanë përkrahur edhe anëtarët tjerë të grupit. Ata kanë marrë autorizimin avokateve dhe janë larguar nga senaca.

Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 një tragjedi ndodhi në një lagje të Kumanovës të banuar me shqiptarë. Në luftimet dyditore që tronditën jo vetëm këtë qytet dhe Maqedoninë, por edhe rajonin më të gjerë, humbën jetën 18 persona, prej tyre 8 policë dhe 10 pjesëtarë të një grupi të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare, të gjithë shtetas të Kosovës, të cilët pretendonin se luftimet i kishin nisur për të sensibilizuar opinionin për të shkak të pozitës së rëndë të shqiptarëve në Maqedoni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.