Show-Bizz

Intervista në anglisht e Jonida Maliqit, Olti Curri e imiton

09:56 - 16.05.19 gsh.al

Jonida Maliqi ka qenë në qendër të mediave rozë pas intervistës së dhënë në Tel Aviv. Anglishtja e këngëtares u kritikua në rrjetet sociale, ndërsa jo pak kanë ironizuar theksin apo pasaktësinë e shprehjes së fjalëve.



Jonida po përpiqej të tregonte se nuk është fasadë dhe se ishte e vërtetë, por nuk po gjente fjalën e duhur në anglisht dhe e tha shqip.

Bloggeri Olti Curri ka realizuar një video ku ironizon Jonidën, ai ka vendosur që ta imitojë, duke bërë një video me çakmak për të treguar se është 100% i vërtetë.

“Jo, jo nuk jam fasadë, nuk jam fallco. Unë jam i vërtet, jam lëkurë origjinale. 100% lëkurë! Kë të zë be? Qafsha të gjithë. Provoje me cakmak”, shprehet Olti në video.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *