Kryesore

Kriteret e pranimit në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2019-2020

19:30 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Edhe pak kohë kanë ngelur nga provimet e Maturës Shtetërore që do t’i nënshtrohen mijëra maturantë në mbarë vendin. Për të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në një prej programeve të studimit në Universitetin e Tiranës, ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot kriteret për t’u shpallur fitues. Maturantët mund të njihen me mesataren e pranimit në 6 fakultetet e UT-së, përkatësisht: Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Gjithashtu, të rinjtë mund të marrin një informacion të detajuar mbi programet e studimit për secilin fakultet.




Nota mesatare
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave vendosi të rrisë notën mesatare për pranimet në institucionet e arsimit të lartë në vend për vitin akademik 2019-2020. “Këshilli i Ministrave vendosi: Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim. Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2019-2020, të jetë nota 6.5 (gjashtë pikë pesë)”,-theksohet në vendim. Ndërkohë në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017 dhe në vijim.

Përllogaritja e notës
“Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon:
a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë;
b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”,-nënvizohet në vendim. Sakaq, për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2019-2020, nota mesatare e përllogaritur sipas këtij vendimi të jetë nota 7.5. Nota mesatare e kandidatëve që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë përllogaritet sipas përcaktimeve të këtij vendimi. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në vendim. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Programi i studimit Biologji
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 70% të vlerësimit
b. Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III 20%
c. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III 10%
2.2 Programi i studimit Bioteknologji
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 70% të vlerësimit
b. Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%
c. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
Programet e studimit Kimi, Kimi Industriale dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji Ushqimore
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
c. Nota mesatare e Biologjisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
d. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
e. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
f. Nota e Fizikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
Programi i studimit Matematikë
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 30%
c. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%
Programi i studimit Fizikë
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
c. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
d. Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
e. Nota e Fizikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
f. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
Programi i studimit Informatikë
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 15 % c. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 5%
d. Nota mesatare e TIK (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
e. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%
Programi i studimit Inxhinieri Matematike dhe Informatike
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 30% c. Nota e provimit të Matematikës në Maturë Shetërore 10%
d. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje viti III) 10%
Programi i studimit Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 15% c. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 5%
d. Nota mesatare e TIK (kurrikula bërthamë viti I+II) 10%
e. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje viti III) 20%
Fakulteti Ekonomik
Programe të ciklit të parë të studimeve Bachelor në:
Financë
Ekonomiks
Informatikë Ekonomike
Administrim Biznesi
Kriteret e pranimit:
†Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë) përbën 50 % të vlerësimit
†Nota mesatare e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës shtetërore) përbën 50 % të vlerësimit:
a. Matematikë 15%
b. Ekonomi 15%
c. Fizikë 10%
d. Gjuhë e huaj 10%

Fakulteti i Shkencave Sociale

Fakulteti i Drejtësisë
Studime të integruara në fushën e drejtësisë
Cikli i dytë Master i shkencave
Drejtësi, me profil “E Drejtë Civile”
Drejtësi, me profil “E Drejtë Penale”
Drejtësi, me profil “E Drejtë Publike”
Cikli i dytë Master profesional
E Drejtë Civile
E Drejtë Penale
E Drejtë Publike
EU Business Laë
Kriteret e pranimit:
Nota mesatare e përgjithshme e të gjithë viteve të shkollës së mesme 40%
Nota mesatare e të gjithë provimeve të maturës shtetërore 20% Lëndët formuese:
a. Gjuhë Shqipe (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10%
b. Gjuhë e huaj, e parë (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10%
c. Letërsi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 5%
d. Qytetari (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%
e. Histori (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%
f. Ekonomi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%
Koeficienti i shkollës së mesme
Të gjitha shkollat e mesme gjimnaze (përjashtuar gjimnazin me kohë të shkurtuar) e kanë koeficientin 1.2
Të gjitha shkollat e mesme me karakter profesional e kanë koeficientin 1.0

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Programe të ciklit të parë të studimeve Bachelor në
Gjuhë Angleze me profile: gjuhë angleze, përkthim dhe interpretim, studime britanike dhe amerikane
Gjuhë Frënge me profile: gjuhë dhe komunikim, gjuhë letërsi dhe qytetërim frëng, përkthim dhe interpretim
Gjuhë Gjermane me profile: gjuhë dhe komunikim, gjuhë letërsi dhe qytetërim gjermanishtfolës, përkthim dhe interpretim
Gjuhë Italiane me profile: gjuhë dhe komunikim, gjuhë, letërsi dhe qytetërim italiane, përkthim dhe interpretim
Gjuhë Turke me profile: gjuhë, letërsi dhe qytetërim turk, përkthim dhe interpretim
Gjuhë Ruse me profile: gjuhë, letërsi dhe qytetërim rus, përkthim dhe interpretim
Gjuhë Spanjolle me profile: gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik
Gjuhë Greke me profile: gjuhë, letërsi dhe qytetërim grek, përkthim dhe interpretim.
Kriteret e pranimit:
†Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore përbën 100%, për programet e studimit:
†Gjuhë frënge
†Gjuhë italiane
†Gjuhë gjermane
†Gjuhë spanjolle
†Gjuhë turke
†Gjuhë greke
†Gjuhë ruse
Për programin e studimit Gjuhë angleze:
Zotërimi i gjuhës angleze në nivelin B2, në përputhje me kurrikulën bërthamë, gjuhë e huaj e parë, Shkalla VI, Klasa XII, bazuar në vlerësimet përkatëse me notë në vitin XII
Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore 60%,
Konkursi i pranimit për testimin e njohurive gjuhësore 40%

Programe të ciklit të parë të studimeve Bachelor në:
Punë Sociale
Psikologji
Shkenca Politike
Administrim dhe Politikë Sociale
Filozofi
Sociologji
Kriteret e pranimit:
Koeficienti i shkollës së mesme
Shkollat e kategorive gjimnaz, gjimnaz dygjuhësh shqip-italisht, shqip-gjermanisht dhe shqip-frëngjisht kanë koeficientin 1.4
Shkollat e kategorive pedagogjike, gjimnaz gjuhësor, shërbimet sociale dhe shëndetësore, si dhe shkolla administrim biznes kanë koeficientin
Gjithë shkollat e tjera të kategorive profesionale kanë koeficient1
Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme 40%
Nota mesatare aritmetike e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të MSH 30%
Për maturatët që japin provim me zgjedhje lëndët Qytetari, Psikologji ose Filozofi-Sociologji aplikohet koeficienti
Për maturanët që nuk japin një nga këto lëndë në provimet me zgjedhje aplikohet koeficienti 1. 3.
Nota mesatare aritmetike e gruplëndëve formuese në shkencat sociale përbën 30%
a. Qytetari dhe Filozofi (kurrikul bërthamë klasa 10 e 11)
b. Psikologji dhe Sociologji (kurrikul me zgjedhje, klasa 12)
për maturantët që kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje Psikologji ose Sociologji, ose të dyja, aplikohet koeficienti 1.2
maturantëve që nuk kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje Psikologji ose Sociologji, ju llogaritet thjesht mesatarja e lëndëve të zhvilluara nga fusha e shkencave sociale (kurrikul bërthamë, Qytetari dhe Filozofi, klasa 10 e 11)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.