AKTUALITET

La Londrën për Tiranën, Anna tregon historinë e saj të dashurisë me mirditorin

10:59 - 16.05.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga historitë më mbresëlënëse të atyre që kanë zgjedhur që për hir të dashurisë të zhvendosen në Tiranë është ajo e një vajze ruse. Anna Laska la Londrën ku jetonte kur u njoh me bashkëshortin e saj dhe u zhvendos në Tiranë.




“Unë e njoha bashkëshortin tim në Greqi, kur ishim me pushime para 12 vitesh. Ishim me pushime rreth 7 ditë dhe njoha këtë djalin. Pastaj u ktheva në vendin tim, në Rusi. Aty filluam të flisnim në Facebook”, – ka treguar Anna për bashkëshortin e saj nga Mirdita.

Bashkëshorti im jetonte në Greqi prej 22 vitesh, kurse unë isha 19 vjeçe kur e njoha. Njohja ka ndodhur në Athinë. Ai ishte me motrën e tij, kaq dhe u njohën në plazh. Fillimisht, po rrinim në një bar dhe pastaj u afrua dhe më tha, nëse mund të më qeraste me një pije. Në fillim nuk më tha që ishte shqiptar. Kur folëm në telefon pastaj e kuptova që ishte shqiptar”, – ka vazhduar rrëfimin Anna.

Unë nuk e dija çfarë ishin shqiptarët, Shqipëria! Ama, tani kemi një djalë 3 vjeç. Rreth 2 vite e mbajtëm lidhjen në distancë. Pastaj shkuam në Greqi dhe jetuam për 5 vite. Më vonë, kur ra kriza, vendosëm të jetojmë në Shqipëri”, tha Ana në emisionin Soiree.

Më pas ajo shton: “Kam pasur vështirësi për gjuhën se është shumë e vështirë. Familja e burrit më priti shumë mirë. Me mamin e burrit jam si shoqe!”

E pyetur nëse do të largohet nga Shqipëria, Anna ka treguar se është më mirë këtu se në vendlindjen e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.