Aktualitet

“Pamje dëshpëruese te ambasada Gjermane”, Mehmetaj: Qindra të rinj që duan të ikin

12:43 - 16.05.19 gsh.al

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, theksoi sot në një deklaratë për mediat se të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi po largohen, pasi sipas saj, kjo qeveri nuk ofron më asgjë. Referuar fotove të publikuara dje në media, ku shfaqeshin të rinj në radhe para ambasades gjermane, Mehmetaj është shprehur se largimi i të rinjve dhe intelektualëve është kambana më e fortë e alarmit që po dëgjojmë.



“Qindra të rinj e të reja presin me padurim që të largohen. Vajza e djem të shkolluar, e ardhmja e këtij vendi, po ikin. Kjo është kambana me e fortë e alarmit që mund të dëgjojmë. Profesorë, intelektualë po kërkojnë të ikin. Këto janë pasojat, kur qeverinë e drejton një njeri që urren vendin e tij. Largimi është rruga e dëshpëruar e të rinjve shqiptarë, pasi vend ynë nuk ofron më asgjë, por është kthyer në vatër të krimit. Ikja nuk është zgjidhje, reagimi po”, ka deklaruar Mehmteaj.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *