BOTA

Amerikania kritikon meshkujt britanikë: Ata janë të shkurtër, të shëmtuar, të shëndoshë e me dhëmbë të prishur

12:47 - 17.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua amerikane u betua të mos dilte me meshkuj britanikë, pasi gjatë një udhëtimi që pati në Angli, meshkujt atje iu dukën jo fort të këndshëm.




Jenny Jacobs, 37 vjeç, tashmë nënë e dy fëmijëve, mbeti e zhgënjyer nga të gjitha takimet dhe njohjet me meshkujt anglezë.

Ajo thotë se ata janë të shkurtër, të shëmtuar, që nuk e mbajnë veten mirë fizikisht dhe nuk shkojnë në palestër, ndaj dhe janë të shëndoshë.

Për më tepër, Jacobs, që është e fiksuar pas dhëmbëve, shprehet se ata kanë dhëmbë të këqij dhe të prishur, pasi pinë shumë duhan. Për të mos përmendur edhe alkoolin.

Për fat të mirë për Jenny, arriti të gjejë mashkullin që i përshtatet standardeve të saj.

Ajo e përshkruan burrin e saj Justin Hopkins, amerikan, me dhëmbë të drejtë e të përsosur, trup perfekt dhe sy bojëqielli.

Ata janë tepër të lumtur dhe kanë dy fëmijë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.