AKTUALITET

Video/ PD rikthehet në KQZ, Biba: Ju nuk jeni subjekt zgjedhor

12:45 - 17.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre muaj pasi dogji mandatet, Partia Demokratike është rikthyer sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Prania e përfaqësuesit demokrat, Njazi Kosovrasti në mbledhjen e KQZ nuk ka kaluar pa debate.
“Duke mos qene subjekt zgjedhor, interesi juaj është një me gazetarët. Ju uroj mirëseardhjen këtu. Ju nuk jeni subjekt zgjedhor”, iu drejtua nënkryetari i KQZ, Denar Biba, Kosovrastit.
Demokrati iu përgjigj: “Jam parti parlamentare dhe kam të drejtë të marr pjesë në mbledhjet e KQZ. Të drejtën ma jep kodi zgjedhor”.
A është ky një tjetër sinjal që tregon se PD do të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 30 qershorit? Ditën e djeshme, PD dorëzoi në KQZ komisionerët që do të përbëjnë KZAZ.




 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.