KULTURË

“Suksese Jonida Maliqi”, Elton Deda: Histeria kolektive e injorantëve u kthye në dashuri

12:30 - 17.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Elton Deda e sheh tek arti shpëtimin nga politikat qeveritare. Për të shqiptarët janë në gjendje depresive, por dielli në mëngjes, Manjola Nallbani dhe Jonida Maliqi e kanë gëzuar. Ai dënon kritikat ndaj këngëtares Maliqi dhe i fton shqiptarët të merren me punët e tyre.




“Histeria kolektive e disa injorantëve që u morën me nivelin e anglishtes së saj, u kthye në një dashuri të pafundme direkt. Merreni si këshillë miqësore, lërini artistët të bëjnë punvn e vet dhe bëni dhe ju ndonjë punë se nuk del keq”, shkruan këngëtari.

Reagimi i plotë i Elton Dedës:

Kjo dite e bukur me diell ( heperhe), pertej mynxyrave politike dhe gjendjes depresive qe kalojne te gjithe shqiptaret, u hap me ndjenja te bukura dhe pozitivitet.

Mbreme Manjola Nallbani kendoi (zhvilloi një koncert në Tiranë me pjesmarrjen e disa këngëtarëve) jo vetem per njerezit ne salle por per te gjithe shpirterat e lodhur te artisteve shqiptare.

E shoqerova bashke me muzikante te medhenj ne kete rrugetim te bukur dhe te them te drejten e kam shijuar shume koncertin.

Kaloi shume shpejt, nuk e kuptova fare kur arriti ne kengen e fundit. Kishte ne salle shume kolege te cilet i pashe gati ne mallengjim dhe kjo eshte e natyrshme.

Ne duam gjera te bukura, kaq e thjeshte eshte. Dhe vetem njerez te medhenj por modeste si Manjola dine ti sherbejne aq bukur ne art.

Urimi im per Manjolen eshte qe te mos ndaloje ketu pasi artistet e medhenj ndalojne vetem kur ndalon ora. Ka shume akoma per te dhene.

Ndjenja tjeter e bukur ishte kualifikimi i Jonides.

Histeria kolektive e disa injoranteve qe u moren me nivelin e anglishtes se saj, u kthye ne nje dashuri te pafundme direkt.

Kjo tregon qe nje pjese e shoqerise sone vuajne nga hipokrizia, mos-pasje boshti dhe boshllek shpirteror.

Merreni si keshille miqesore, lerini artistet te bejne punen e vet dhe beni dhe ju ndonje pune se nuk del keq.

Shume suksese e dashur Jonida dhe te jesh e qete pasi muzika ka vetem nje gjuhe universale, qe e kuptojne te gjithe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.