AKTUALITET

Video/ Piktorja Anila Hetoja, flet për nudot dhe sensualen

20:21 - 17.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me shumë delikatesë piktorja Anila Hetoja e ftuar në emisionin “Dikush” në kanalin “Youtube” të GSH.AL” trajton cakun mes vulgares dhe artistikes tek nudot. “Jam për një hije të lehtë që i lë hapësirë artdashësve që duan ta shijojnë.”-flet ajo ndërsa shoqëron me gjeste imagjinatën. Në punimet e Anilës ndihet një mënyrë sensuale për të bërë diferencën në emër të artit.




Galeria e pasur e pikturave të Anila Hetosë të çon në plane të pafundme ndjesish. Larg imazheve që vijnë në linja të rëndomta, Hetoja zgjedh të jetë me një prekje të mëndafshtë; sa tokësore, po aq edhe hyjnore. Kufiri mbetet aty, relativ për çdo artist e artdashës. Për “Dikush” Hetoja thotë se nuk do heqë kurrë dorë nga piktura, si një dashuri e lindur bashkë me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.