BOTA

Zyrtare, britanikët janë më të dehurit në botë. Ja ku renditen vendet e Ballkanit

13:41 - 17.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të rriturit në Britaninë e Madhe konsumojnë më shumë alkool sesa në çdo vend tjetër.




Britanikët raportojnë se dehen rreth 51.1 herë në një periudhë 12-mujore, pothuajse një herë në javë.

Në krahasim, mesatarja globale është vetëm 33 herë, sipas një analize të të dhënave nga njerëzit që jetojnë në 36 vende të botës.

Vendet anglishtfolëse udhëhoqën renditjen për konsumin më të madh të alkoolit, me SHBA-në, Kanadanë dhe Australinë, duke u ndjekur Britaninë e Madhe që renditet e para.

Ndërsa vendet e Ballkanit renditen në vend të 17-të, me një mesatare prej 31.5 herë në një periudhë 12-mujore.

Profesor Adam Winstock, themelues i Anketës Globale të Drogave, tha se ndërsa ka rënë numri i njerëzve që konsumojnë alkool, shumë persona po konsumojnë në sasi të mëdha dhe tepër të dëmshme për organizmin.

Ndërkohë, në një studim të publikuar më parë  në “The Lancet”, bota po konsumon shumë më tepër alkool sesa 30 vjet më parë, falë sasisë më të madhe dhe përhapjes së gjerë të konsumit të alkoolit në të gjitha grupmoshat në Kinë dhe Indi.

Në tendencat aktuale, konsumi global për banorë do të rritet edhe me 17 përqind gjatë dekadës së ardhshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.