AKTUALITET

Basha në Londër: Nuk lejojmë taksë në rrugën Tiranë-Durrës

17:03 - 18.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Londra, kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka paralajmëruar se forca që ai drejton nuk do të lejojë vendosjen e taksës për rrugën Tiranë – Durrës. Basha vijoi më tej se Partia Demokratike do të heqë edhe taksën e Rrugës së Kombit.




“Mua m’u ngarkua detyrë ndërtimi i rrugës dhe më dhemb në zemër të shoh që diçka qe u bë me lekët e shqiptarëve tani u kërkojnë shqiptarëve të paguajnë 2-3 fish. Paguajnë edhe taksën e rrugës, edhe taksën e qarkullimit. Asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë kur PD të jetë në pushtet. Pse nuk do të ekzistojnë? Sepse të dyja varfërojnë shqiptarët. Duke i hequr këto të dyja, ne mundësojmë që të ketë më shumë qarkullim. Kjo është ndarja me thikë midis atyre që e kanë mendjen vetëm tek taksat, vetëm tek shtrëngimi, që është Shqipëria e frikës dhe Shqipërisë së lirisë. Shqipëria dhe shqiptarët do të pasuruhen shumë më shumë me taksa të ulëta, sepse do të kenë më shumë motiv për të punuar dhe vetëm puna dhe inicistiva e lirë e pasuron një komb”, deklaroi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.