SHËNDET

Mjekët japin alarmin: Manikyri xhel shkakton kancer

14:06 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për shumë femra, kujdesi i duarve është i rëndësishëm. Prandaj, ato preferojnë manikyrët xhel, pasi thonjtë duken më bukur si edhe zgjasin për disa javë.




Por, mjekët japin alarmin se pikërisht ky manikyr shkakton infeksione, plakjen dhe kancerin e lëkurës.

Studimet mbi manikyrët xhel janë të pakta, kryesisht duke pasur parasysh se teknika ndryshon shumë në sallonet e bukurisë.

“Është e rëndësishme që ne të rekomandojmë pacientët për të mbrojtur lëkurën e tyre”, tha Dr. Chris Adigun, MD, dermatologe në Chapel Hill, e cila shkroi disa udhëzime për Shoqatën Amerikane të Dermatologjisë.

Manikyrët xhel vendosen duke përdorur llambat LED që lëshojnë rrezet UVA. Ndërsa rrezet UVB mund të shkaktojnë djegie (si rrezet e dielli), rrezet UVA janë përgjegjëse për plakjen, dëmtimin e lëkurës dhe kancerin.

Sidomos rreziku më i lartë është tek femrat të cilat i bëjnë shpesh thonjtë me xhel, për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj rrezeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.