BOTA

Refuzon të bëjë testin e atësisë, gjobë 5000 euro në ditë për ish-Mbretin e Belgjikës

14:15 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gjykatë belge ka urdhëruar ish-Mbretin e vendit që të paguajë 5000 euro në ditë gjobë, deri sa të pranojë t’i nënshtrohet testit të ADN-së, për të zgjidhur një çështje të ligjore ku një grua pretendon se është vajza e tij.




Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Mbreti Albert II, 84 vjeç, duhet të paguajë shumën e caktuar për çdo ditë që ka refuzuar të zbatojë urdhrin e Gjykatës, dhënë vitin e kaluar, duke bërë që artistja Delphine Boel, 50 vjeç, e cila pretendon se është vajza e tij, të përfitojë kështu një shumë të majme.

Avokati i Mbretit, Guy Hiernaux, i tha CNN se Alberti ishte jashtë vendit deri të dielën, por nuk kishte arsye pse të mos e bënte testin, pasi do të mbetet i fshehtë.

Nëse ai rezulton vërtet të jetë babai, zonja Boel do të marrë emrin Delphine Van België dhe me dekret mbretëror mund të përfitojë edhe titullin e Princeshës.

Alberti, i cili abdikoi nga froni gjashtë vjet më parë duke ia lënë atë djalit të tij Philippe, nuk e pranon pretendimin e Boel dhe prej një dekade palët janë përplasur në Gjykatë. Deri tani është vërtetuar përmes testit të ADN-së vetëm se zonja Boel nuk është e bija e babait të saj ligjor, Jacques Boel, trashëgimtar i një prej dinastive më të pasura industrialiste të Belgjikës.

Identiteti i saj u bë pjesë e debatit publik pas botimit të biografisë së Mbretëreshës Paola, gruas italiane të Mbretit Albert, në vitin 1999, ku ajo pranonte si bashkëshorti kishte një lidhje të gjatë jashtë martesore prej së cilës kishte lindur edhe një vajzë në vitet 1960.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.