SPORT

Riberi: Unë dhe Roben ndryshuam Bajernin

11:53 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Frank Riberi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Bundesliës, në vigjilje të ndeshjes së tij të fundit me fanellën e Bajernit të Mynihut, ku francezi ka luajtur për 12 sezone me radhë. Riberi, që së bashku me Arjen Roben u shndërruan në një dyshe emblematike në Bavari, rrëfen atë që ata të dy kanë bërë për Bajernin. “Te Bajerni më parë kishte një tjetër mënyrë loje.




Kur Arjeni, unë dhe të tjerët erdhëm, sollëm më shumë shpejtësi dhe dinamizëm. Një tjetër tip futbolli. Jemi krenarë për atë që arritëm. Nuk mund ta harroj kurrë kur mbërrita në vitin 2007. Bajerni nuk ishte kualifikuar në Champions League në atë sezon. Tani, pas 12 vitesh shoh me krenari sesa shumë kemi fituar”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.