BOTA

Të mbjellësh arën është më efektive se të shkosh në palestër

12:42 - 18.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë që vera po afron një pjesë e mirë e njerëzve i drejtohen palestrës për të “përmirësuar” pak imazhin para se të nisin plazhin. Palestra është një nga mënyrat më të shpeshta dhe më të aksesueshme  që njerëzit zgjedhin për të mbajtur trupin në formë, mirëpo një formë tjetër, që është edhe e dobishme duket më efikase për shëndetin mendor.




Të mbjellësh arën, apo të kujdesesh për kopshtin rezulton të jetë një formë më e mirë në dobi të shëndetit mendor. Një sondazh i zhvilluar së fundmi në Britani tregon se 81% e popullsisë britanike besojnë se të merresh me bimët e lulet është shumë më e shëndetshme se të shkosh në palestër.

Edhe psikologët janë në të njëjtën linjë, pasi ata besojnë se natyra ka jo vetëm efekte mendore por edhe shëndetësore. Për fat të keq në qytete është thuajse e pamundur të merresh me këtë aktivitet, mesa duket ata që banojnë nëpër fshatra janë më fatlumët në këtë drejtim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.