SPORT

Tifozët e Partizanit marshojnë në autokolonë drejt Durrësit

13:00 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani u shpall matematikisht kampion për herë të parë pas 26 vitesh pritjeje, ndërsa tifozët e kuq vijojnë ende të jenë në delir për këtë sukses që e kishin pritur për më shumë se një çerekshekulli. Ultrasit e kuq po vijojnë organizimet që do të kulmojnë me festën e madhe të ngritjes së trofeut, teksa kanë bërë me dije edhe detajet për transfetën e radhës, ku të besuarit e Gegës do të jenë të impenjuar në Durrës ndaj Teutës vendëse.




“Ultras Guerrils” kërkon të rikthejë edhe njëherë transfertat e dikurshme në autokolonë, me tifozët e kuq që pushtonin kryeqytetin me alegrinë e tyre, ndonëse ekipi lëngonte në ligat e ulëta të futbollit. Ndaj, edhe nesër pritet një rikthim i festës “old style”, çka padyshim do ta bëjë edhe më të bukur këtë fundkampionati për të gjithë tifozët e Partizanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.