AKTUALITET

VKM, lista me 2 mijë pronarët që marrin tapitë

14:39 - 19.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 2 mijë persona që kanë ndërtuar pa leje do të marrin tapitë për truallin. Ndërkohë, 510 pronarëve të cilëve u është zënë toka nga këto ndërtime do të kompensohen. Vlera e parave që do të përndahet për përfituesit është rreth 230 milionë lekë. Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga qeveria dhe do të zbatohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila do të pajisë me certifikatë pronësie 2 mijë përfituesit në 12 qarqe të vendit. Ndërkohë që fondi prej 230 milionë lekësh do të shpërndahet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. “Gazeta Shqiptare” publikon listën e plotë me përfituesit e tapive dhe sipërfaqet takuese për secilin dhe listën me pronarët që kompensohen së bashku me shumën e miratuar nga Këshilli i Ministrave.




Vendimi
Qeveria miratoi kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 1 205 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, ku përfitojnë rreth 2 mijë familje. Përfituesit janë në qarkun Berat, Qarkun Elbasan, Qarkun Durrës, Qarkun Tiranë, Qarkun Fier, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Kukës dhe Korçë. Sipas vendimit të qeverisë, masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara, referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP-së është 33 964,81 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 229 092 338 lekë. Qeveria ngarkon zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, Elbasan, Librazhd, Durrës, Tiranë, Lushnjë, Shkodër, Korçë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Kavajë dhe Kukës të regjistrojnë brenda 5 (pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 e 16, të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së, dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.