SPORT

E ngjiti në Ligën 1, Balliu i jep lamtumirën Metzit

14:04 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fundi i këtij sezoni po sjell edhe shumë ndryshime skuadrash për legjionarët shqiptarë. I tillë është edhe rasti i mbrojtësit të djathtë të Kombëtares, Ivan Balliu. 27-vjeçari që aktivizohej tek Metz në kategorinë e dytë franceze, i ka dhënë lamtumirën ekipit, pasi me të doli në vendin e parë, duke siguruar ngjitjen për në elitën e Francës për sezonin tjetër. Me Metz këtë sezon, Balliu 28 takime, për një total prej 2.136 minutash.




“Miqtë e mi, më duhet të them mirupafshim. Pas 4 sezonesh te Metz, është koha që të shkoj në një aventurë të re. Faleminderit të gjithëve, nuk do ju harroj kurrë.” – shkruan Balliu në rrjetet sociale. Balliu, që nisjen e karrierës e ka pasur tek të rinjtë e Barcelonës, tashmë duhet të shohë për një ekip tjetër ku do të vijojë karrierën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.