SPORT

Limani: Po, Partizani më ka kontaktuar

12:03 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe po mendon për futbollistët me të cilët do të nënshkruajë në merkaton e verës. Mbrojtësi i Dritës, Ardian Limani duket se është një objektiv i kampionëve të Shqipërisë që kanë pasur kontakte me futbollistin kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Në një intervistë të dhënë për “telegrafi.com”, Limani u shpreh se ka pasur interes nga Partizani, por shton se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.




Kapiteni i Dritës pranoi se i vjen mirë që interesohet një klub si Partizani për shërbimet e tij. “Po kam pasur kontakte me Partizanin. Ata janë shumë të interesuar të nënshkruajnë me mua, por që ende nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje. Partizani është njëra nga skuadrat më të mëdha në Shqipëri dhe më vije mirë që më kanë vlerësuar dhe më kërkojnë. “Personalisht ende nuk kam vendosur nëse do t’i bashkohem atyre, do të vazhdojë me Dritën apo do të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër. Pas ndeshjes së fundit ndaj Ballkanit do t’i analizoj të gjitha ofertat dhe do të marrë vendimin përfundimtar”, tha Limani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.