AKTUALITET

“Lungomare e Orikumit, ura me 7 dërrasa”

13:38 - 20.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Agim Xhafka ka publikuar imazhin e një ure në Orikum. Me nota ironie ai komenton urën me dërrasa, në të cilën do duhet të kalojnë turistët këtë verë.




“Lungomare e Orikumit. Vjet dyshemeja e urës kishte dhjetë dërrasa. Sivjet ka shtatë dhe siç po duket pas ca muajsh do mbetet veç me një.

Turistët që do dynden me miliona këtë verë në këtë pjesë do kërcejnë pupthi si kangurët që t’i hapin rrugë njëri-tjetrit. Edhe rruga është gjysmë.

Do zoti nuk vidhiset fare se ushtria jonë heroike e Natos këtej shkon e këtej vjen nga Pashalimani. 
Turizmi ka të ardhme. Shiheni e qeshni. Ose dhe qani po deshët…”, ka shkruar Xhafka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.