AKTUALITET

Prokuroria përgjoi 4168 persona në 2018, procedoi 715 prej tyre

15:20 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mënyra më rezultative për zbulimin dhe provueshmëri-në e krimit në vend mbeten përgjimet telefonike. Gjatë vitit 2018 ka rezultuar se në çdo 5 persona të përgjuar 1 prej tyre është proceduar për një vepër penale të caktuar. Të dhënat janë paraqitur nga Prokuroria e Për-gjithshme në raportin vjetor të punës së saj për vitin 2019 që është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe ku jepet një pasqyrë e përgjithshme e punës së këtij institucioni, por edhe të kriminalitetit në vend. Kështu sipas këtij raporti gjatë vitit 2018 janë janë ekzekutuar gjithsej 3063 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 715 procedime penale. Nga këto, 147 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 4168 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale. Si rrjedhojë në sajë të kësaj teknike hetimore është arritur në arrestimin ose ndalimin e 619 personave të dyshuar për krime kundër personit, vepra penale në fushën e narkotikëve, korrupsion e shpërdorim detyre, trafiqe e kalim i paligjshëm i kufirit apo vepra të tjera të rënda, duke parandaluar kështu pasoja për shtetin e shtetasit.




Raporti
Në raportin e saj Prokuroria e Përgjithshme thekson se gjatë vitit 2018 janë përfunduar 30615 çështje, 38,5 % janë dërguar për gjykim, 21,7 % janë pushuar, 35,6 % janë pezulluar dhe 4,2 % janë transferuar në prokurorinë kompetente. Konkretisht në vitin 2018 janë dërguar në gjykatë 118019 çështje me akuzë ndaj 13414 të pandehurve. Krahasimisht me vitin 2017 rezulton një rritje prej 2,59 % e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 4,65 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë. Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2018 janë dënuar 10246 të pandehur dhe për 211 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm. Sa i përket treguesve statistikorë, për vitin 2018, rezulton se janë regjistruar 41 procedime për veprën penale që parashikon nenin 333/a, “Grupi i strukturuar kriminal”, ndërkohë 6 procedime penale janë dërguar në gjykatë ose krahasuar me vitin 2017 me rritje rreth 2,5 herë të numrit të procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale. Sa i përket “Trafikimit të armëve dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal, në vitin 2018 janë regjistruar 11 procedime penale, ndërkohë 3 procedime janë dërguar për gjykim ose krahasuar në vitin 2017 me rritje rreth 2 herë të numrit të procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale. Një nga veprat e tjera më të përhapura është edhe ajo e korrupsionit të funksionarëve të lartë, e cila ka një rritje të numrit të procedimeve të regjistruara. Vepra penale më e përhapur për vitin 2018 rezultojnë të jenë ato që kanë të bëjmë me fushën e narkotikëve. Kështu për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” janë regjistruar 1127 procedime, ndërkohë 447 procedime janë dërguar në gjykatë ose krahasuar me vitin 2017 me ulje 5,5 % të numrit të procedimeve të regjistruara. Për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” janë regjistruar 292 procedime penale, ndërkohë 46 procedime janë dërguar për gjykim. Lidhur me veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” janë regjistruar 105 procedime penale, ndërkohë janë dërguar në gjykatë 39 procedime.

Kriminaliteti
Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100.000 banorë në vitin 2018 është 1094 po aq sa edhe në vitin 2017. Në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se përqindjen më të ulët të kriminalitetit e ka qarku Dibër ndërsa përqindjen më të lartë qarku Vlorë. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë për vitin 2018 e kanë qarku Durrës e qarku Fier, ndërsa ulje e kriminalitetit vërehet në qarkun Kukës, qarkun Gji-rokastër e qarkun Berat.

Tropoja me uljen më të madhe të krimit Fieri me rritjen më të madhe

Në Berat janë regjistruar 952 procedime, që do të thotë ulje prej 12,74 % në krahasim me vitin 2017
Në Dibër janë regjistruar 587 procedime, që do të thotë ulje prej 1,51 % në krahasim me vitin 2017
Në Durrës janë regjistruar 2779 procedime, që do të thotë rritje prej 14,69 % në krahasim me vitin 2017
Në Elbasan janë regjistruar 2371 procedime, që do të thotë rritje prej 4,27 % në krahasim me vitin 2017
Në Fier janë regjistruar 1803 procedime, që do të thotë rritje prej 15,87 % në krahasim me vitin 2017
Në Gjirokastër janë regjistruar 655 procedime, që do të thotë ulje prej 15,37 % në krahasim me vitin 2017
Në Kavajë janë regjistruar 528 procedime, që do të thotë ulje prej 14,15 % në krahasim me vitin 2017
Në Korçë janë regjistruar 1531 procedime, që do të thotë rritje prej 1,73 % në krahasim me vitin 2017
Në Krujë janë regjistruar 719 procedime, që do të thotë rritje prej 12,34 % në krahasim me vitin 2017
Në Kukës janë regjistruar 389 procedime, që do të thotë ulje prej 24,47 % në krahasim me vitin 2017
Në Kurbin janë regjistruar 450 procedime, që do të thotë ulje prej 15,25 % në krahasim me vitin 2017
Në Lezhë janë regjistruar 1177 procedime, që do të thotë rritje prej 13,50 % në krahasim me vitin 2017
Në Lushnje janë regjistruar 849 procedime, që do të thotë ulje prej 2,41 % në krahasim me vitin 2017
Në Mat janë regjistruar 166 procedime, që do të thotë ulje prej 9,29 % në krahasim me vitin 2017
Në Përmet janë regjistruar 100 procedime, që do të thotë ulje prej 18,03 % në krahasim me vitin 2017
Në Pogradec janë regjistruar 507 procedime, që do të thotë rritje prej 5,85 % në krahasim me vitin 2017
Në Pukë janë regjistruar 135 procedime, që do të thotë ulje prej 7,53 % në krahasim me vitin 2017
Në Sarandë janë regjistruar 951 procedime, që do të thotë rritje prej 2,48 % në krahasim me vitin 2017;
Në Shkodër janë regjistruar 2166 procedime, që do të thotë rritje prej 9,01 % në krahasim me vitin 2017;
Në Tiranë janë regjistruar 9867 procedime, që përbën ulje prej 3,89 % në krahasim me
vitin 2017
Në Tropojë janë regjistruar 200 procedime, që do të thotë ulje prej 25,37 % në krahasim me vitin 2017
Në Vlorë janë regjistruar 2297 procedime, që do të thotë ulje prej 1,33 % në krahasim me vitin 2017


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.