SPORT

“Të shoh që plakesh dhe vuaj”, përlot Granit Xhaka

14:25 - 20.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mashkulli më i rëndësishëm në jetën e futbollistit shqiptar Granit Xhaka është i ati. Ai ka prekur ndjekësit në Instgram me dedikimin që i ka bërë babait të tij, Ragip Xhaka. Futbollisti shqiptar që luan për përfaqësuesen e Zvicrës i ka uruar ditëlindjen babit të tij me fjalët që çdo prind do të donte t’i dëgjonte.




Postimi i Granit Xhakës:

I dashur bab nese ne jeten time ka nje mashkull per te cilen do jepja jeten time JE TI. Te dua aq shume, aq marrezisht saqe pa ty ne jeten time sdo dija cte beja, sdo dija te ecja, sdo dija te jetoja. Per mua je njeriu me perfekt qe ekziston, jo sepse je Babi im, por sepse je me te vertete nje njeri qe ne kete bote apo ne tjeter nuk ekziston nje kopje tjeter e jotja.

Ndihem mire kur te shoh, ndihem mire kur me flet, ndihem mire kur me shikon, ndihme mire kur me perqafon, ndihem mire ne cdo hap qe bej. Te shoh dhe e kuptoj qe po plakesh, sja ke idene se sa e vuaj kete gje, do beja gjithcka qe te te shikoja gjithmone njesoj, me ate buzeqeshjen tende qe o zottt, me ben njeriun me te lumtur ne bote, qe me jep kur ajo atehere kur mendoj se jam keq, qe me jep force te perballoj cdo gje ne kete jete qe vetem te perplas.

Te dua shume, ndonese ta them perdite nuk lodhem asnjehere te te them me te vertete se pa ty une do vdes.. urime babi im❤ HAPPY BIRTHDAY 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.