AKTUALITET

Vonesa e anullime, njoftim i rëndësishëm për pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë

16:28 - 20.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti i Aviacionit Civil paralajmëron pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë ditën e nesërme se për shkak të një greve  nga pilotët, teknikët dhe asistentët e fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air, mund të ketë anulime fluturimesh drejt Italisë ose shtyrje të orareve.




Lexoni njoftimin e plotë të Autoritetit të Aviacionit Civil:

NJOFTIM PËR GJITHË PASAGJERËT QË DO UDHËTOJNË DREJT ITALISË

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anullimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.