AKTUALITET

Gruaja i helmoi nënën me fostoksinë, Oltion Lami në gjykatë: Kishin konflikte

09:11 - 21.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

TIRANË – Gjykata për Krime të Rënda ka dëgjuar dëshminë e Oltion Lames, në gjyqin që u zhvillua ditën e djeshme ndaj ish-bashkëshortes së tij, Marjana Çmeta. Kjo e fundit dyshohet se vrau vjehrrën e saj, Lirie Lami, duke e helmuar me fostoksinë. Gjatë seancës gjyqësore djali i viktimës, Oltioni, dëshmoi mbi ngjarjen, mënyrën se si e mori vesh vdekjen dhe më pas për vrasjen e nënës nga videoja e Hoxhës.




Sipas tij, nëna dhe ish-gruaja edhe më herët kanë pas konflikte dhe pikërisht për këto konflikte prindërit kishin ikur nga shtëpia. Oltioni tha se viktima dhe autorja e dyshuar janë zënë më herët edhe fizikisht, ndërsa shtoi se Marjana dyshonte se nëna ndikonte marrëdhënien e tyre. Ditën e ngjarjes, nëna,- tha i riu kishte shkuar te banesa për të çuar qumështin, ndërsa vrasja sipas tij ka ndodhur pas largimit për në punë. Pas tij lidhur me ngjarjen dhanë dëshminë edhe 6 persona të tjerë, të afërt të familjes Lami dhe dëshmitarë okularë, të cilët treguan për momentin se si e kishin gjetur të pajetë Lirie Lamin dhe me shenja në faqen e majtë.

NGJARJA
Vrasja ka ndodhur në datën 30 prill të 2017-ës, por vetëm një vit më parë policia arriti ta zbardhë duke arrestuar si autore të krimit 21-vjeçaren, Marjana Çmeta. Në atë kohë, Çmeta ishte tetë muajshe shtatzënë dhe mendonte si e si ta mbyste vjehrrën. Nisur nga marrëdhënia jo e mirë që kishte me Lirien (aso kohe 47-vjeçe dhe mendimi se ishte pikërisht ajo shkaktarja që martesa e saj nuk po shkonte mirë, Marjana kishte thurur një plan që as regjisori më i famshëm nuk do ta kishte menduar. Pas vrasjes ajo është rrëfyer te hoxha, ku ka zbuluar se çfarë ndodhi atë ditë, ndërsa lutej që ajo të vdiste dhe të mos merrej vesh e vërteta. Gjithashtu, në këto biseda, e reja ka treguar se si e joshi vjehrrën ta pinte lëngun me fostoksinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.