SPORT

Mbape tremb PSG-në, Real Madridi fërkon duart

11:32 - 21.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kilian Mbape tremb PSG dhe trazon merkaton e transferimeve me deklaratën e tij të fundit publike. Ylli francez me sa duket nuk ndihet i plotësuar në Lige 1, pas 4 sezonesh po mendon largimin, nuk është aspak një thashetheme merkatoje, por fjalë të thëna nga vetë talenti më i mirë në botë. “Ky është sezoni im i 4-ët në Ligë 1. Mendoj se ka ardhur momenti të marr më shumë përgjegjësi. Shpresoj që këtë ta bëj te PSG, do më bëhej qejfi, ose në ndonjë klub tjetër për një projekt të ri. Këto fjalë të thëna nga Mbape kanë kapur të pa përgatitur tifozët e PSG ndërsa ka bërë që gjysma e tifozëve në Europë të ëndërrojnë.




Mbape lëshoi këtë bombe medatike gjatë momentit kur u vlerësua me çmimin si lojtari i ri më i mirë në kampionatin francez. Mendoj se ka ardhur momenti ta them këtë, unë jam nga ato njerëz që kur e them diçka e them sepse ashtu e ndiej. Nëse do kem më shumë përgjegjësi te PSG do qëndroj nëse jo do të nis diku tjetër një projekt të ri”. Këto fjalë të Mbappe janë një sinjal i qartë dhe i pastër për sheikun Nasser Al-Khelaifi, në Paris ka vend vetëm për një yll, Mbappe ose Neymar, Al-Khelaifi duhet të zgjedh. Nuk është një sekret që Real Madrid kërkon shërbimet e Mbape, me Zidane në stol këto zëra u shtuan edhe më shumë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e PSG, sido të jetë përfundimi, në merkato këtë verë do të kemi një ndërmjet Mbape dhe Nejmar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.