KULTURË

Që të mos harrohet kënga shqiptare

10:57 - 21.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër iniciativë për të mos e lënë këngën shqipe të harrohet, pas sjelljes në kohë të muzikës së viteve ’90-të me “Albanian Pop Rock 90’s” dhe repertorit të vajzave e grave, në “Albanian Pop Rock Ladies”, gazetarja Kozeta Kurti ka një tjetër ide, në vazhdim të kësaj linje: “Albanian Pop Rock Duets”.




Duetet më të mira të muzikës së lehtë shqiptare deri në fund të viteve ’90-të do të vijnë me orkestracione të reja, mbrëmjen e 2 qershorit në Amfiteatrin e Tiranës. Repertor i zgjedhur nga Aleksandër Gjoka e Aurela Gaçe, Ledina Çelo e Sabri Fejzullahu, Fitnete Tuda, Parashqevi Simaku, Nertila Koka etj., do të interpretohen nga një gjeneratë më e re këngëtarësh, midis të cilëve Orgesa Zaimi, Evi Reçi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Mateus Frroku, Luiz Ejlli etj.

Elegancë harqesh dhe forcë instrumentesh elektrike, bashkojnë në këtë ngjarje muzikore artistët e rinj përballë krijuesve të këtyre këngëve të arta të muzikës shqiptare, të cilët këtë herë janë spektatorë të radhëve të para, duke ndjekur me emocion se si kënga e tyre mund të jetojë gjatë në kohë e të zërë vend në breza të rinj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.