AKTUALITET

Sali Berisha: Nesër rikthehet uragani studentor

12:48 - 21.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron se studenët do t’u rikthehen protestave ditën e nesërme në orën 12:00. Sipas Berishës studentët do të protestojnë nesër para Ministrisë së Arsimit.




“Rikthehet fuqishëm Uragani Studentor! Nesër në ora 12:00 studentët nga gjithë Shqipëria protestojnë para Ministrisë së Arsimit kundër mashtrimeve të Edvinit dhe kakistokracisë së tij”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

Njoftimin se nesër do të ketë protesta të studentëve e kanë shpërndarë disa faqe në rrjetet sociale, megjithatë nuk ka një grup organizator që flet për këtë ngjarje.

Kujtojmë se protestat studentore nisën në dhjetor të vitit 2018 pranë Ministrisë së Arsimit. Ulja e tarifave, kushtet e konvikteve, karta e studentëve, etj. kanë qenë disa prej kërkesave të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.