Kryesore

Meta: EURALIUS s’erdhi në takim, nga kush mori porosi?

11:22 - 22.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i vendit, Ilir Meta, i pranishëm në konferencën “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik” tha se reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime.




Kreu i shtetit komentoi me tone të forta reformën në drejtësi. ku shprehu se EURALIUS, ka dhënë  një vërtetim për një kryetar Komisioni në kundërshtim me reformën në drejtësi.

Kam 3 vite e kam shmangur të flas për reformën në drejtësi. Nuk do them nëse është sukses apo dështim, por nëse do ishte sukses, Shqipëria nuk do të ishte asnjë minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Kur isha kryetar Kuvendi, thashë po, Vetting për të gjithë, por kujdes se nuk duhet të cënohet funksionimi i insititucioneve. Gjykata Kushtetuese, me përjashtim të disa individëve ka histori pozitive. Reforma bëhet me standarte, jo me retorikë apo me emra. Janë forma të reja të kapjes së institucioneve.

Ndalemi tek Gjykata, se s’jam i qetë pa e ndarë këtë merak me ju. Në dhjetor të 2016, mora një iniciativë për ndarjen e shortit të KED. Është institucioni kryesor, kam bërë përpjekjet më të mëdha, që kjo të ishte gjëja më e mirë. Herën e dytë, si president, asnjë s’mbante përgjegjësi, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë. Kam kërkuar angazhimin e EURALIUS, për të parë ecurinë e Reformës në Drejtësi. Kam folur hapur, dua të hedh shortin, por ne e dimë shumë mirë çfarë ndodhi një vit më parë. Të shohim çfarë po ndodh, të unifikojmë një qendrim të përbashkët, pasi jemi në një situatë ekstra ligjore.

Po të jetë për debate, unë ia kaloj parlamentit, se është përgjegjësi e tyre, dhe ditën e fundit, EURALIUS na kthen përgjigje që ne nuk vimë dot në takim pasi jemi mision teknik. Pra, mision teknik, me porosi politike. Akoma nuk dihet kush e dha atë porosi. Unë jam presidenti, më duhet të di porosite. Si e jep EURALIUS, një vërtetim për një kryetar Komisioni në kundërshtim me reformën në drejtësi. 
Reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime.

Ai foli edhe për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa tha se Shqipëria do të respektojë institucionet e Kosovës në procesin e dialogut të saj me Beogradin.

“Në Ballkan çdo popull është më i madhi në botë. Kjo shihet në çdo këngë. Nuk vizatohen kufijtë  aq kollaj. Ne e dimë mirë se çfarë ndodhi në Ballkan. Ne e dimë se sa marrëdhënie vëllazërore ka Mali i Zi me Kosovën. Ka njohur edhe  Pavarësinë e Kosovës. Me këtë rast dua të bëj të qartë si president i Shqipërisë se pozicioni im është ky dhe ka qenë  mbi 20 vite. Ne mund të çojmë më shumë trupa në Afganistan dhe Letoni, por faktori ynë është të jetë faktor stabiliteti. Ne i kemi të gjitha mundësitë siç e kemi treguar që të jemi faktor stabilizues dhe europianizues. Nuk ka asnjë kufizim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë, por kur bëhet fjalë  për dialog Kosovë-Serbi, Shqipëria është mbështetëse e procesit të dialogut. Shqipëria ka njohur republikën e Kosovës, e njeh dhe do ta njoh gjithmonë dhe kjo duhet të thotë qe ne të respektojmë  institucionet e Kosovës. Ne jemi për bashkëjetesë për shqiptarët dhe serbët,malazezët, boshnjakët etj. Marrëveshja e Prespës tregon se suksesi është i garantuar, por kjo nuk mjafton sepse kërkohen liderë lokalë të përgjegjshëm”-tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.